Mobi Casa

Biznesi “në rikuerc”

/ 2 minuta lexim
HW

Kosova ka marrë “tatëpjetën” në raportin e të bërit biznes që publikohet çdo vit nga Banka Botërore. Në krahasim me vitin e kaluar, Kosova këtë vit ka keqësim të rangimit më negativ në 8 nga 9 indikatorët e matshëm. Kjo ka ndikuar që vendi të renditet për dy pozita më poshtë, në krahasim me vitin e kaluar.

Nga 189 shtete që kanë qenë pjesë e raportit të Bankës Botërore, Kosova këtë vit ka zënë vendin e 66-të në ranglistën botërore për ambientin e të bërit biznes, për dallim nga viti i kaluar kur ishte në pozitën e 64-të. Përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se ngërçi politik gjashtëmujor në Kosovë, që kishe vonuar themelimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të qershorit në vitin e kaluar, ka reflektuar në raportin e Bankës Botërore. Gati në të gjitha këto fusha, Kosova është renditur më keq sesa në raportin e vitit të kaluar.

Fundamenti

I vetmi element pozitiv në këtë raport thuhet të jetë përparimi në lehtësimin e pagimit të taksave dhe te dhënia e lejeve për ndërtim. Labinot Hashani, njohës i çështjeve ekonomike, thotë se pamundësia për të bërë reforma ekonomike ka bërë që Kosova të shënojë regres në të bërit biznes. Sipas tij, ngërçi institucional i vitit të kaluar është edhe arsyeja, duke shtuar edhe mungesën e reformave institucionale.

“Derisa vendet tjera kanë bërë reforma ne nuk kemi arritur të bëjmë. Rangimi në këtë raport bëhet duke matur reformat e një vendi me reformat e një vendi tjetër”, sqaron Hashani. Përfaqësues të biznesit thonë se ky rangim i Kosovës nga Banka Botërore ka qenë i pritshëm./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.