UBT

Biznesi me çmime marramendëse të dasmave, restorante e hotele pasurohen brenda natës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dasmat në Gjilan e Anamoravë zhvillohen ose organizohen me çmime të shteteve të perëndimit. Qytetarët thonë se sot një dasme më së pakut kushton 10 mijë euro derisa më e shtrenjta 30 e 40 mijë. Pronarët e këtyre hoteleve e restoranteve po pasurohen brenda natës, xhepi i varfër i qytetarëve përballë çmimit dhe standardit evropian.

Qytetarët gjilanas kur pyeten për punën e organizmit të dasmave menjëherë kanë alergji ndaj kësaj situate për shkak të çmimeve të larta që kanë hotelet e restorantet.

Milaimi një qytetar gjilanas thotë se vitin e kaluar ka shikua tri oferta për dasmën e djalit por që të trijat ishin me çmime marramendëse.

FIDANISHTJA

”Nuk ma mbajti xhepi sepse vërtet ishin çmime me standardë të Zvicrës e Gjermanisë. Kjo është e patolerueshme sepse çmimet duhet të sillen paralel me pagat e qytetarëve” thotë ai.

Skenderi një tjetër qytetar thotë se dasma është punë qejfi dhe nëse ke të holla e organizon në Hotel, po nëse nuk ke ceremoninë e mbanë me xhepin që e ke.
“Unë para dy vitesh e kam martuar djalin dhe me shpenzime minimale kam kapërcyer sepse aq e kisha kaçikun” shprehet ai.

Por, Misini një tjetër qytetar thotë se biznesi më i madh në Gjilan bëhet me dasma sepse janë të shtrenjta dhe fitohet shumë.
”Pronaret e hoteleve dhe të restoranteve po pasurohen brenda natës sepse një dasme më thjeshta kushton nga 10 mijë deri 40 mijë euro ndërsa ushqimi është i dobët dhe jo kualitativ” tha Misini./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.