Fundamenti

Bizneseve u ngushtohet laku me mosliberalizimin e vizave

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Mungesën e liberalizimit të vizave po e paguajnë më së shtrenjti bizneset kosovare. Shumë kompani kanë investuar në standardizim, kanë investuar në certifikim dhe kanë punuar që të jenë konkurrentë me cilësi, por mungesa e liberalizimit të vizave dhe pritja e tyre për viza është dëmi më i madh që e godet prodhuesin vendor.

Grapci: Me liberalizimin e vizave do të hapen vende të reja të punës.

“Të gjitha këto aranzhmane të MSA-së mbeten të pakuptimta pa heqjen e vizave. Kosova asnjëherë nuk do ta fuqizojë pozitën e vet konkurruese në tregjet evropiane me viza në qafë të ndërmarrësve të Kosovës”, është shprehur Prof. Dr. Muhamet Sadiku,raporton Gazeta Kosova Sot

Mungesën e liberalizimit të vizave po e paguajnë më së shtrenjti bizneset kosovare. Shumë kompani kanë investuar në standardizim, kanë investuar në certifikim dhe kanë punuar që të jenë konkurrentë me cilësi, por mungesa e liberalizimit të vizave dhe pritja e tyre për viza është dëmi më i madh që e godet prodhuesin vendor. Kështu shprehen njohës të çështjeve ekonomike e deputetë.

Mobi Casa

Sipas tyre, polarizimet politike janë fajtorët kryesorë që po e lënë Kosovën jashtë agjendës evropiane ku më së shumti po goditen bizneset që duhet të sorollatën për një vizë.

batimi i MSA-së Eksperti i ekonomisë Prof. Dr. Muhamet Sadiku theksoi për “Kosova Sot” se BE-ja ia ka hapur mundësinë Kosovës për tregti të lirë përmes MSA-së, duke i mbrojtur ende disa prodhues kosovarë nga konkurrenca evropiane, por duke i ekspozuar disa të tjerë. “Por, të gjitha këto aranzhmane të MSA-së mbeten të pakuptimta pa heqjen e vizave. Kosova asnjëherë nuk do ta fuqizojë pozitën e vet konkurruese në tregjet evropiane me viza në qafë të ndërmarrësve të Kosovës”, është shprehur ai. Sadiku shton se nëse duan përparim BE-ja, atëherë duhet shmangur vizat për njerëzit biznesmenë të Kosovës që do të ndërtojnë kapacitete konkurruese. “Duket që kemi tregti të lirë me BE-në, por pa lëvizjen e lirë për njerëzit e Kosovës nuk ka kuptim”.

Sipas tij, përderisa është kështu nuk duhet pritur çudira në zbatimin e MSA-së. Deputeti i opozitës, Salih Salihu, nga Lëvizja VV, theksoi se polarizimet e mëdha politike po shkaktojnë stagnim të madh për rrjetin biznesor. “Pengesën më të madhe sigurisht që e kanë bizneset, të cilat kanë shpenzuar shuma të mëdha vetëm që produkti i tyre të jetë më cilësore dhe profitabil, mirëpo fatkeqësisht një padrejtësi e tillë më së shumti po i dëmton ata”.

Ai thotë se MSA-ja është një arritje e madhe, mirëpo rolin profitabil për biznese s’mund ta ketë akoma, kur Kosova aktualisht nuk konsiderohet pjesë e zonës liberale./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.