Hidromorava

Bizneseve dhe qytetarëve u shiten 300 milionë euro hipoteka

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bankat komerciale nuk japin kredi, por fajde.Bektashi: Tregu i Kosovës është shumë i vogël për të blerë hipotekat. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, është i mendimit se janë pikërisht hieperkamatat e bankave komerciale, që janë më të lartat në rajon dhe në Evropë, njëri ndër fajtorët kryesorë që po kontribuojnë të falimentojnë shumë nga bizneset dhe qytetarët.

Nga 12 banka komerciale, sa aktualisht afarojnë në tërë tregun e Kosovës, mësohet se janë rreth 300 milionë euro para të qytetarëve tanë që konsiderohen vlera të hipotekave që janë nxjerrë në shitje nga bankat. Në njoftimet e përditshme hasen shpesh pronat e qytetarëve dhe bizneseve që nxirren në ankande publike.

Siç dihet, njëra nga kushtet e kontratës bankë komerciale-klient është edhe ajo se pronat apo hipotekat bëhen objekt i shitjes nga bankat pasi kredimarrësi nuk arrin që t’i paguajë këstet e kredisë, kurse banka patundshmërinë e lënë peng dhe me rastin e marrjes së kredisë e nxjerr në shitje nëpërmjet ankandit publik.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, e veçanta është se interesimi i qytetarëve për të blerë ato prona, të cilat janë objekt i shitjeve gjyqësore, nuk është i madh.

Lidhur me këtë, ekspertë të çështjeve ekonomike dhe financiare theksojnë se në Kosovë nuk është i rregulluar tregu i hipotekave, kurse tradita ndikon në mosblerjen e pronave.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, është i mendimit se janë pikërisht hieperkamatat e bankave komerciale, që janë më të lartat në rajon dhe Evropë, njëri ndër fajtorët kryesorë që po kontribuojnë që të falimentojnë shumë nga bizneset dhe qytetarët. “Sipas njohurive që kam, janë rreth 300 milionë euro vlerë e hipotekave që bankat komerciale i kanë nxjerrë në shitje për shkak se qytetarët e bizneset nuk kanë mundur të shlyejnë kreditë. Lekaj thotë se kamatat në bankat tona në Kosovë, ndonëse kanë pësuar rënie, ende konsiderohen si fajde./kosova sot/