RCCOLA

Bizneset u ikin taksave

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mbi 1.2 milion euro taksa nuk i kanë paguar biznese të fuqishme doganave të Kosovës, duke i shkelur kështu me “dy këmbë” Autorizimet për Depo Doganore. Vetëm brenda periudhës tremujore Doganat kanë iniciuar procese kundërvajtëse ndaj 8 bizneseve, të cilat kanë shitur mallra në vlerë prej rreth 2.2 milionë eurosh, përderisa vlera e taksave të papaguara nga këto kompani arrin në 1 milion e 284 mijë e 328 euro.

Uji Dea

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, ka pranuar për gazetën “Zëri” se disa subjekte afariste nuk i kanë respektuar kushtet e autorizimit dhe për të cilat është iniciuar procesi për kundërvajtje doganore./zeri/