RCCOLA

Bizneset: Qemajl Mustafa duhet të jetë kryetar për shumë arsye

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari Qemajl Mustafa, kandidat për mandatin e tretë, së bashku me disa kandidat për këshilltarë komunal, kanë vizituar dy prodhues të mëdhenjtë gjilanas, Interplast “Trocal” prodhues të dyerve dhe dritareve si dhe fabrikën e përpunimit të qumështit “Kabi”.

Mustafa në të dy kompanitë ka marrë mbështetje të fuqishme për të udhëhequr me Gjilanin edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçar, sepse sipas tyre Mustafa është dëshmuar se është kryetar i Komunës për të gjithë qytetarët e Gjilanit, për bizneset, për prodhuesit, për arsimtarët, mjekët, bujqit, studentët, nxënësit, rininë, sportin, kulturën, dhe për të gjithë qytetarët e tjerë pa dallim përkatësie politike, farefisnore apo etnike.

“Ju kryetar na keni befasuar për së miri, sepse ju nuk keni investuar asnjëherë vetëm atje ku keni marrë mbështetje, gjë të cilën udhëheqësit e Komunës më parë vazhdimisht kështu kanë bërë, por ju keni investuar gjithherë dhe gjithnjë atje ku është e nevojshme. Neve bizneseve na është lehtësuar puna nëpër kompanitë tona, sepse kemi një mori lehtësirash nga ana e Komunës së Gjilanit, për çka jemi përherë falënderues, për idetë tuaja kreative dhe mbështetëse për neve si prodhues por edhe për zhvillimin tonë gjithandej”, kështu u shpreh Shaban Xhymshiti, drejtues i Inter plast Trocal, duke shtuar se mbështetja jonë asnjëherë nuk mungon për ju sikur që nuk do të mungoj as angazhimi ynë në terren, sepse ju jeni dëshmuar që jeni i të gjithëve dhe ne për këtë ju shprehim falënderime të përhershme. Thjeshtë ne mbështesim interesin e qytetarëve të Gjilanit, interesin e bizneseve, dhe të gjitha kategorive që janë në Gjilan.

Mobi Casa

Gjithashtu edhe sa i përket fabrikës së përpunimit të qumështit Kabi, me në krye Mitat Bixhakun erdhi një mbështetje e fuqishme e menaxhmentit, por edhe e punëtorëve, ngase sipas tyre janë bërë investime të shumta dhe të pakrahasueshme. “Vetëm ata që nuk duan të shohin flasin kundër jush apo thënë më mirë ata që duan të shohin vetëm anët negative. Secili që është realist dhe vlerëson objektivisht këtë mundësi e ka që të sheh, sepse gjëra të mira dhe shumë të mëdha kanë ndodhur në Gjilan. Ne jemi falënderues për mbështetjen që na keni dhënë, dhe asnjëherë nuk do të arrijmë të kemi nga dikush tjetër një përkrahje të kësaj natyre. Kemi punë me fermer dhe po e shohim se ka rritje të interesimit të tyre për tu marrë me bujqësi, kjo falë shumë granteve që janë ndarë nga komuna, qeveria dhe donatorët. Ju e keni ngjallur bujqësinë dhe ju e keni nisur zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e bizneseve të reja. Ne jemi mbështetësit tuaj dhe angazhohemi për ecjen tuaj përpara. Sepse është koha që qeverisja edhe për këtë mandat të jetë me juve në krye të Komunës” ka thënë Bixhaku.

Ndërsa kryetari Mustafa ka falënderuar udhëheqësin e dy bizneseve, dhe punonjësit e tyre, për angazhimin konkret që bëjnë për fitoren e qytetarëve të Gjilanit. “Jam falënderues përherë për këtë angazhim të madh që ju tregoni ndaj nesh. Në qeverisjen time, ne ishim të interesuar, që secili qytetarë i Komunës së Gjilanit të prek dorën e shtetit. Këtë bashkë me ju e kemi arritur. Kemi investuar në infrastrukturë rrugore, ujësjellës, kanalizime, arsim (ndërtimin e shkollave moderne), shëndetësi (kemi ofruar shëndetësinë primare pranë qytetarëve në shumë fshatra të Gjilanit), kemi qenë afër bujkut me investime frontale dhe të lloj llojshme në bujqësi dhe në ngritjen e këtij sektori të rëndësishëm për zhvillimin e Gjilanit, kemi krijuar lehtësira për bizneset, shërbime më të mira për qytetarët etj. kemi ofruar shkollën pranë nxënësve, me investime në hapësira shkollore, literaturë falas etj. Kemi ndryshuar totalisht gjendjen në administratën komunale, kemi ndryshuar gjendjen arsimin e lartë dhe këtë vit jemi qytet universitar, që familjet tona do të kursejnë mijëra euro e që në totalin e studentëve janë miliona euro të kursyera me hapjen e Universitetit. Kështu do të vazhdojmë të qeverisim me ju dhe për të mirën tuaj. Edhe pse jemi një shtet që ka ende buxhet të vogël, jemi shtet shumë i ri, por jemi të vendosur që ta rrisim bashkërisht. Por jemi vërtetë më të mirët, sepse të tjerët nuk kanë bërë dhe nuk do të mund të bëjnë asnjëherë këtë që ne e kemi bërë për këto pak vite të qeverisjes. Interesi im nuk është që unë domosdo të jem kryetari, por interesi im është që qeverisja të jetë në të mirën e publikut dhe qytetarëve, ndaj po kërkoj mbështetjen tuaj sepse unë së bashku me kandidatët për këshilltarët komunal dhe me qytetarët mund të bëjmë gjëra të mira dhe në interes të qytetarëve” ka shtuar Mustafa .

Mustafa ka thënë se nuk jemi asgjë tjetër pos shërbyes të qytetarëve të Gjilanit, ndaj ne me mundësit që kishim përherë kemi qëndruar pranë jush. “Do të qëndrojmë gjithnjë bashkë, sepse kështu arrijmë ta ndërtojmë shtetin tonë dhe ta zhvillojmë më tutje. Unë kërkoj mbështetjen për një qeverisje të dinjitetshme, të hapur dhe përparuese, së bashku edhe me grupin e këshilltarëve komunal që është lista më e mira ndër subjekte politike”, ka potencuar ndër të tjerash Mustafa njofton zyra për Informim e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/