Hidromorava

Bizneset po pësojnë humbje të mëdha si pasojë e koronavirusit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përderisa pandemia Covid-19 po përhapet në të gjithë globin, çdo sferë e jetës së përditshme po goditet.

Gazetare: Albulena Demaku

Ky virus i rrezikshëm ka bërë që shumë biznese të kenë humbje në masë të madhe.

Krahas të gjitha vendeve të prekura nga koronavirusi, edhe SHBA-të javën e kaluar janë izoluar dhe kanë marrë masa kundër kësaj pandemie globale.

Masa të tilla si, izolimi i qytetarëve, mbyllja e kafiterive, restoranteve, dyqaneve e shumë bizneseve të tjera, po shkakton problem të mëdha në ekonominë e vendeve të prekura nga ky virus.

Kështu, sipas Eellington Chen, drejtor ekzekutiv i një kompanie jofitimprurëse që punon për të ruajtur dhe promovuar disa lokale në Neë York, dëmet që koronavirusi ka shkaktuar në biznese janë shumë më të madh se të gjitha dëmet e shkaktuara nga viruset e mëparshme.

RCCOLA

Madje sipas tij, shumë dyqane kanë humbur rreth 40% të të ardhurave, ndërsa të tjerë kanë humbur deri në 70%.

Por, nuk është vetëm ekonomia botërore që është prekur nga Covid-19.

Edhe masat e marra nga Qeveria e Kosovës javën e kaluar, kanë prekur biznese të shumta në vend, ka thënë për emisionin #gjesi Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Po ashtu, sipas tij, përkrahje nga qeveritë kanë pasur së fundmi edhe vendet e rajonit, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Tutje, Rukiqi foli edhe për atë se si do të jetë situata ekonomike pas kalimit të koronavirusit.

Kështu, viktimë e Covid-19 është edhe ekonomia botërore, megjithëse kjo mbetet në plan të dytë, krahas jetëve të shumta që po merr ky virus në të gjithë botë.