ARKATANA

Bizneset në Kosovë mbytur në kredi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

​Vetëm për vitin 2013, të dhënat e Bankës Qendrore, tregojnë se bizneset në Kosovë janë në kredi për 1.2 miliard euro.

Këto të dhëna dalin përmes një hulumtimi që ka kryer Open Data Albania, lidhur me Kreditë e Korporatave të tjera Depozituese KTD në Republikën e Kosovës në vitet 2007-2013.

Sipas ODA, në vitin 2013 kreditë në total për bizneset në Republikën e Kosovës shënojnë vlerën e 1.2 miliard eurove, ndërkohë që në të njëjtin vit në Republikën e Shqipërisë këto kredi shënonin vlerën e 2.8 miliard eurove.

Sipas këtij hulumtimi, gjatë viteve 2007-2013 kreditë e KTD-ve në Kosovë kanë ardhur duke u rritur.

Vlerën më të madhe ndër kreditë e korporatave të tjera depozituese sipas aktivitetit ekonomik e shënojnë ato të sektorit të shërbimeve. Në vitin 2013 kreditë lëshuar bizneseve që ofrojnë shërbime përbënte 72% të kredive për aktivitet biznesi në total.

UBT

Gjithmonë, sipas këtij hulumtimi, në harkun kohor 2007-2013 kreditë për sektorin e bujqësisë janë rritur me 58%, ato për sektorin e industrisë, energjetikës dhe ndërtimtarisë janë rritur me 102% dhe kreditë për sektorin e shërbimeve janë rritur me 70%.

“Rritjen më të ulët ndër tre sektorët kryesor duket ta ketë pësuar bujqësia. Kjo si pasojë edhe e subvencioneve të Qeverisë për nxitjen e aktivitetit bujqësor në Kosovë, si dhe skemës së garantimit të kredive bujqësore të mbështetur nga USAID”, janë të dhënat që tregon hulumtimi i ODA.

Kreditimin më të lartë në sektorin e industrisë, energjetikes dhe ndërtimtarisë, sipas Open Data Albania e shënon prodhimi, i cili në vitin 2013 përbënte 45% të totalit të kredive lëshuar për këtë sektor. Në vitin 2013 nga 291 milionë euro kredi lëshuar për gjithë sektorin, 132 milionë euro i përkisnin prodhimit, 119 milionë euro ndërtimit, 21 milionë euro energjetikës, gazit etj dhe 20 milionë euro minierave.

Ndërsa sipas këtij hulumtimi, në sektorin e shërbimeve vihet re një kreditim i lartë i tregtisë me shumicë e pakicë, përkatësisht 73% të totalit të sektorit. Në vitin 2013 krahasuar me një vit më parë rritjen më të lartë e shënon hoteleria dhe restorantet me 27%, pasuar nga shërbimet financiare, patundshmëri, qira etj me 26% rritje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.