HW

Bizneset lëshojnë kuponë fiskalë falsë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me fillimin e rimbursimit të mjeteve nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për qytetarët, të cilët i kanë dorëzuar plikot me kuponë fiskalë, kanë dalë në shesh edhe manipulimet e bizneseve. Disa prej këtyre bizneseve janë duke iu lëshuar masivisht qytetarëve kuponë jo të rregullt fiskalë, duke iu shmangur kështu pagesës së tatimeve.

Komisionarët për verifikimin e plikove në ATK, të cilët verifikojnë vërtetësinë dhe validitetin e kuponëve fiskalë, vetëm gjatë tremujorit të kaluar (korrik, gusht dhe shtator) në plikot e dorëzuara nga qytetarët, kanë gjetur 1.850 kuponë jo të rregullt fiskalë. Disa prej kuponëve të falsifikuar, (jo të rregullt), janë të bizneseve të vogla, por njëri ndër to ka qenë i një biznesi të madh, i cili ka një rrjet të madh të supermarketeve në Kosovë.

HW

Gazeta “Zëri” ka arritur që të sigurojë tre kuponë jo të rregullt, dy të falsifikuar, ndërsa njërit i mungojnë disa të dhëna bazë, përfshirë edhe stemën e Ministrisë së Financave.

ATK-ja ka konfirmuar se këta kuponë nuk janë të rregullt, duke specifikuar mangësitë te të gjithë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.