Uji Dea

Bizneset janë kontribuesit më të mëdhenjë në punësim, mirëqenie dhe zhvillim të vendit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjatë ditës së sotme, kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, nën shoqërimin e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputetes Blerta Deliu-Kodra, së bashku vizituan kompaninë e njohur të ushqimit ‘ASK Food’, që gjendet në fshatin Livoç të Ulët.

Në këtë takim u bisedua për sfidat që pandemia COVID-19 u ka shkaktuar bizneseve si dhe për përmirësimin e kushteve të tyre.

Kryetarja Morina-Bunjaku dëgjoi me kujdes problemet që bizneset po hasin çdo ditë e më shumë, gjersa shpalosi vizionin e saj se si ndërmarrësit e Gjilanit do ta kenë përkrahjen e saj të pa rezervë në qeverisjen e ardhshme komunale.

Mobi Casa

“Ndihemi krenar me punën dhe arritjet e juaja deri më tani. Gjilanasit janë treguar shumë zemërgjerë. Po presim bashkëpunim me të gjithë qytetarët e Gjilanit. Sukseset arrijnë vetëm me seriozitet dhe kur jemi të gjithë bashku për të avancuar përpara. Kemi listën më të mirë të Asamblistëve. Do të kujdesemi për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Duhet urgjentisht që të ketë sa më shumë lehtësim për funksionimin e bizneseve. Çdo sugjerim të bizneseve do ta kemi në program dhe do të jemi në dispozicion 24 orë në ditë për qytetarët dhe bizneset gjilanase”, theksoi ajo.

Lidhur me këtë çështje, ish-ambasadorja kosovare në ShBA, Vlora Çitaku, shprehu mbështetjen e saj për kryetaren e ardhshme të Gjilanit, teksa vuri në theks të veçantë programin e PDK-së në Gjilan, ku të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme do të kenë taksë komunale zero.

“Ju që ofroni vende të lira të punës dhe ofroni mirëqenie te qytetarët janë heronjët e Republikës. Shteti pa biznese nuk mbahet dhe ne do t’iu ofrojmë çdo ndihmë që iu nevojitet”, deklaroi ajo./rajonipress/