Uji Dea

Bizneset humbin miliona si pasojë e ndaljes së rrymës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bizneset prodhuese në Kosovë vazhdojnë të përballen me furnizim jo të rregullt me energji elektrike. Në vit, sipas hulumtimeve të bëra, humbjet ekonomike për shkak të furnizimit të pasigurt me energji elektrike thuhet se shkojnë deri në 300 milionë euro në vit.

Disa nga bizneset prodhuese kanë bërë investime vetanake, kryesisht kanë blerë gjeneratorë si dhe kanë bërë investime në ndërtimin e lartëpërçuesve për të pasur furnizim të rregullt me energji elektrike.

Sipas një hulumtimi të Odës Ekonomike të Kosovës për një vit kostot shtesë nga investimet që bizneset bëjnë për të pasur furnizim të rregullt me energji elektrike, shkojnë deri në 300 milionë euro.

Kompania Pestova, e cila merret me përpunimin dhe prodhimin e patates, për t’iu ikur problemeve të mungesës së energjisë elektrike, kohë më parë kishte ndërtuar një lartëpërçues.

Pronari i kësaj kompanie, Bedri Kosumi tregon për Radion Evropë e Lirë se të gjitha këto investime për të hyrë në kategorinë A plus, që nënkupton furnizim pa ndërprerje me energji elektrike, ka shpenzuar deri në 243 mijë euro.

RCCOLA

“Me këto investime të bëra tani kemi furnizim të rregullt me energji elektrike. Ne jemi në kategorinë A plus dhe parapaguajmë 25 për qind të energjisë së harxhuar në vit, pra 25 për qind e parave janë të bllokuara. Nëse nuk do të ishim në këtë kategori do të ishte e pamundur të mendohet të punohet me furnizim jostabil me energji elektrike. Një ndërprerje e paparalajmëruar e energjisë shkakton dëme të mëdha të makinerisë me të cilën punohet”, thotë Kosumi.

Kosova përgjatë viteve është duke u ballafaquar me furnizim jostabil me energji energjike.

Ndërprerjet e kohëpaskohshme të energjisë elektrike paralajmërohen përmes njoftimeve zyrtare nga Distribucioni i Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS). Aty tregohet për kohën dhe regjionet se kur do të ndërpritet energjia elektrike.

Si arsye kryesore e mungesës se këtij produkti në Kosovë vazhdimisht theksohet vjetërsia e termocentraleve në Kosovës. Termocentrali A daton që nga vitet e 60-ta, ndërsa termocentrali Kosova B nga vitet 80-ta.