RCCOLA

Bizneset gjilanase në prag të kollapsit financiar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Vendimet e Qeverisë në kohën e pandemisë, oraret e kufizuara, ora policore dhe masa të tjera shtrënguese kanë ndikuar që shumë biznese të mbyllen ose falimentojnë. Dhe nëse vazhdon kjo situatë bizneset gjilanas mund të bien në kollaps financiar.

Shumë punëtor po largohen nga puna për shkak se kompanitë gjilanase për shkak të masave drastike që lidhen me pandeminë, janë detyruar që të reduktojnë fuqinë punëtore.

Madje bizneset kanë paralajmëruar se nëse kjo situatë vazhdon edhe pak ditë, praktikisht shumë prej tyre mund të falimentojnë.

Uji Dea

Përfaqësuesit e këtyre bizneseve tashmë kanë reaguar disa here në adresë të Lutfi Hazirit që të reagojë tek Qeveria për të lejuar bizneset që të kryejnë veprimtarinë e tyre.

Edhe vet përfaqësuesit e Odës Ekonomike kanë dhënë alarmin se nëse edhe një javë nuk ndihmohet ekonomia, atëherë jemi në prag të kollapsit./rajonipress/