UBT

Bizneset falimentojnë, qytetarët zhyten në borxhe

/ 5 minuta lexim
United Hospital

Ambienti për biznes po përkeqësohet, monopolet nuk po luftohen, ndërsa sipërmarrja e ndershme private e ka të vështirë të mbijetojë në një treg, ku favorizohen bizneset klienteliste, që kanë lidhje me pushtetin.

Sivjet është shtuar numri i kompanive të mbyllura.

Ambienti për biznes po përkeqësohet, monopolet nuk po luftohen, ndërsa sipërmarrja e ndershme private e ka të vështirë të mbijetojë në një treg, ku favorizohen bizneset klienteliste, që kanë lidhje me pushtetin, raporton Gazeta Kosova Sot

Analistë të ekonomisë dhe deputetë opozitarë tërheqin vërejtjen se një pjesë e madhe e qytetarëve të vendit është zhytur në borxhe të mëdha nga skamja që i ka kapluar, sepse nuk mund të mbijetojnë ndryshe. Ata thonë se kjo po ndodh, ngase po falimentojnë edhe shumica e bizneseve të ndershme, pasi që kemi një treg të kontrolluar nga nëntoka, ku për pasojë edhe nuk ka mundësi për të zhvilluar një biznes.
Ata e shtrojnë edhe dilemën se deri kur do të tolerojnë popullata që shtetin dhe ekonominë, por jo vetëm atë, po e mbajnë në duar nëntoka dhe mafia e biznesit, që është e lidhur me politikën.

Të dhënat zyrtare flasin se në katër -pesë muajt e parë janë rreth një mijë biznese që janë shuar në mënyrë vullnetare nga fillimi i këtij viti, kurse rreth 4200 janë regjistruar si biznese të reja. Të dhënat në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tregojnë se shifrat e shuarjes gjatë këtij viti janë më të larta sesa viteve e tjera, por që, sipas tyre, këto veprime të bizneseve janë normale, sikurse në vendet e tjera të zhvilluara të Evropës. Ndërkaq, vitin e kaluar, 2200 ka qenë numri i bizneseve të shuara. Bizneset e shuara kryesisht janë ndërmarrje të vogla të mesme apo biznese familjare.

Përkeqësimi i klimës biznesore Ekspertë për çështje ekonomike tashmë sa herë kanë ngritur shqetësimin se me shuarjen e bizneseve, shuhen edhe vendet e punës, gjë që ndikon në rritjen e shkallës së papunësisë në Kosovë dhe futjen e qytetarëve në borxhe të mëdha nga skamja që i ka kapluar.

Fundamenti

Deputeti i opozitës, Bali Muharremaj (AAK), thotë se e kemi këtë gjendje, ngase 35-40 për qind e popullatës së aftë për punë janë të papunësuar. “Ndërkaq, janë më shumë se 30 mijë qytetarë që marrin ndihma sociale nga shteti, duke bërë një jetë mizore nga veprimet e këtyre pushtetarëve, andaj edhe nuk duhet që të çuditemi se përse e kemi këtë gjendje”.

Ai sqaroi se në ambientin për operimin e biznesit, problemet janë të theksuara, kanë shantazhe, gjyqësi të varfër e të vonuar dhe mungesë të frymës së partneritetit publiko-privat, e plot privatizime të dështuara. Deputeti Muharremaj tha se ambienti joatraktive dhe jo aq i sigurt ka ndikuar në rënien e investimeve të huaja, nga 384,6 milionë euro sa ishin në vitin 2011, në rreth 125,3 milionë euro në periudhën janar-shtator 2014.

Tregu i kontrolluar nga nëntoka Ndërkaq lideri i AKB-së, Agim Shahini, duke e vlerësuar situatën ku kemi ardhur me popullatën e zhytur në borxhe, tha se Pakoja e re fiskale ka sjellë më shumë të hyra vetëm për buxhetin e shtetit, por jo edhe përfitime për sektorët e tjerë dhe popullatën, e madje nuk ka pasur as ulje të çmimeve sipas paralajmërimeve.

Sipas Shahinit, Pakoja e re fiskale ka krijuar vetëm një qëndrueshmëri më të fuqishme fiskale për buxhetin e shtetit. “Efekte pozitive si AKB i vlerësojmë vetëm atëherë, kur të rritet sektori privat, të cilit do t’i mundësohet një zhvillim më i madh për zhvillim dhe i krijimit të mundësive më të mëdha të eksportit”, u shpreh ai.

Analisti i ekonomisë, Ardi Nokaj, tha se ambienti i pafavorshëm ekonomik dhe konkurrenca jo e drejtë janë faktorë që obligojnë shuarjen e bizneseve. “Kjo gjendje edhe ka bërë që populli po zhytet në borxhe pasi nuk mund të mbijetoje ndryshe. Kjo pasi që kemi një treg të kontrolluar nga nëntoka dhe si i tillë edhe nuk ka mundësi e kushte normale për të zhvilluar biznes”. Ai madje shprehet se disa biznese të shuara veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në mënyrë joformale, të cilat nuk kanë paguar obligimet tatimore. “Koha për të hapur biznes të ri në Kosovë nuk është e volitshme, është një konkurrencë jolegale dhe kemi të bëjmë me një treg, që mbahet në duar nga nëntoka dhe mafia e biznesit, që është e lidhur me politikën”, ka thënë ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.