FITORJA

Bizneset e vogla: Veç Luta mundet me na shpetue!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në kuadër të javës për mbrojtjen dhe stimulimin e bizneseve vendore, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot bizneset e vogla, duke iu dhënë përkrahje maksimale në funksionimin e suksesshëm të tyre.

Pronarët e këtyre bizneseve thanë se pushteti aktual ua ka pamundësuar funksionimin normal të punës, me tatimet e larta dhe me mos investim në infrastrukturën elementare, përderisa u shprehën se shpëtimin nga këto probleme e shohin pikërisht te Lutfi Haziri.

Pasi dëgjoi hallet e pronarëve të bizneseve të vogla, kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, ka premtuar se do ta heq taksën fillestare komunale me të ardhur në krye të Gjilanit.

Fundamenti

“Bizneset e vogla fatkeqësisht s’kanë përkrahje fare. Unë dhe ekipi im angazhohemi që këtë sferë ta ndihmojmë së pari duke ua hequr taksën fillestare komunale në 2-3 vitet e ardhshme, do t’ju mbrojmë nga informaliteti dhe ju garantoj se do t’ua zgjidhnim problemet në infrastrukturën primare si: ujin, kanalizimin dhe ndriçimin publik.

Haziri poashtu iu premtoi përkrahje dhe subvencione të tjera në këtë sferë, karshi politikave zhvillimore të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.