Mobi Casa

Bizneset e Vitisë : Haliti shpresa e ditëve më të mira

/ 1 minutë lexim

Viti – Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë Sokol Haliti vizitoi bizneset përgjatë rrugës Viti- Kllokot, ku për së afërmi i njoftoi ata me draft strategjinë e tij gjatë mandatit katër vjeçar në sferën e biznesit dhe ekonomisë.

Ai u premtoi atyre se do të përkrah bizneset e vogla dhe të mesme. “Do të ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme për këto biznese si kanalizimin, ujësjellësin dhe rrjetin kabllor për internet”tha Haliti.

Hapjen e zyrës së biznesit, e cila do të jetë si prioritet gjatë qeverisjes sime.

Fidanishtja

Bizneset në vazhdimësi janë duke e mirëpritur Halitin, sepse tek ai shohin shpresën për ditë më të mira tha njëri nga pronarët e fabrikave që i vizitoi Haliti.

Më 3 nëntor vota jonë do të shkon për Sokol Halitin dhe LDK-në premtuan të pranishmit thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/