Fundamenti

Bizneset e mëdha i japin mbështetje Qemajl Mustafës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Komunës, kandidati për mandatin e tretë për kreun komunal të Gjilanit Qemajl Mustafa ka vizituar sot Kompaninë “ASK Foods”, Kompaninë “Kosova Komerc” dhe kompanitë e taxive “Luli” dhe “Shaqa”.

Në vizitën që i bëri sot kryetari i komunës së Gjilanit, kandidati për mandatin e tretë qeverisës Qemajl Mustafa këtyre kompanive, shprehu gatishmërinë dhe siguroi përkrahje të vazhdueshme dhe bashkëpunimit të mëtejmë me këto kompani.

“Qëllimi ynë ishte dhe vazhdon të jetë në bashkëpunimin dhe ofrimin e lehtësirave për afarizëm më të mirë të kompanive tuaja dhe të të gjitha kompanive në Anamoravë gjë që nënkupton se me punë dhe bashkëpunim të ndërsjellë bëjmë shtimin e kapaciteteve për rritjen e numrit të punëtorëve”, ka thënë kryetari Mustafa gjatë bashkëbisedimit me pronarët e këtyre kompanive.

Mobi Casa

Interes yni i përbashkët është që ngrisim bizneset për të hapur rrugë zhvillimit të mëtejmë të komunës sonë. Vullneti ynë ka ekzistuar përherë nga marrja e mandatit të parë qeverisës për të bërë punë të mira edhe me investitorët në bizneset e tyre. Eksperienca në qeverisje na ka bërë të dimë t’i evidentojmë dhe evitojmë pengesat që paraqiten në ushtrimin e veprimtarisë më të cilën ju merreni ka thënë kryetari Mustafa.

Në bashkëpunim të përhershëm me ju dhe me të gjithë kemi bërë punë jashtëzakonisht të mira dhe kemi përkushtimin dhe vullnetin të vazhdojmë bashkë me dinjitet në zhvillim dhe ngritjen e biznesit dhe ekonomisë së komunës ka potencuar kryetari Mustafa.

Ndërsa pronarët e këtyre kompanive “ASK Foods”, “Kosova Komerc” dhe pronarët e kompanive të taxive “Luli” dhe Shaqa”, kanë shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmesën që i ka dhënë kryetari i Komunës Qemajl Mustafa thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/