Fundamenti

Bizneset e Komunës së Kamenicës, tregojnë sfidat e tyre

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë së bashku me Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, janë takuar sot me bizneset e Komunës së Kamenicës.

Fokusi kryesor i këtij takimi ka qenë tema :“Sfida e të bërit biznes në Komunën e Kamenicës” dhe të gjithë përfaqësuesit e bizneseve patën mundësinë që të shprehin nevojat, kërkesat dhe problemet me të cilat ballafaqohen.

Vlen të theksohet se fokus të veçantë kishte edhe rëndësia e kanalizimit të interesave të përbashkëta përmes shoqatave apo grupeve të organizuara, të cilat bëjnë identifikimin e nevojave me rëndësi të njëjtë në veprimtaritë e tyre.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqi tha se bashkëpunimi i bizneseve me komunën ka rëndësi të madhe. Ajo bashkë me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifin u zotuan se do të bëjnë të pamundurën për t’i mbështetur ata me mundësitë që i kanë.

Fundamenti

“Brenda kapaciteteve të drejtorive do të bëjmë të pamundurën që bizneset t’i tejkalojnë problemet që i preokupojnë dhe brenda mundësive do t’i adresojmë edhe tek institucionet e larta përkatëse”, tha drejtoresha Krasniqi.

Ndërkaq, menaxheri i produktit Agro- KEP Trust, Muharrem Krasniqi tha se natyra e KEP-it si bankë mikrofinanciare, synon përmirësimin e kushteve të jetesës së klientëve, veçanërisht atyre të zonave rurale.

Banka KEP, ishte një nga sponsorët që e mundësuan edhe panairin e produkteve vendore në Kamenicë.
“KEP-i është i gatshëm që edhe në të ardhmen të jetë pjesë e organizimeve të tilla, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Kamenicës dhe mbarë Kosovës”, përfundoi Krasniqi.

Drejtoresha Majlinda Krasniqi bashkë me përfaqësuesin e bankës KEP, në fund të takimit u kanë ndarë mirënjohje të gjitha bizneseve që ishin pjesëmarrëse në panairin e mbajtur javë më parë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.