HW

Bizneset alarmojnë për korrupsionin e lartë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rreth 98 për qind e bizneseve të anketuara nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerësojnë se korrupsioni është problem serioz për zhvillimin e tyre, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Bizneset kosovare nuk e raportojnë korrupsionin në organet kompetente, ndonëse ankohen se kjo dukuri negative e pengon zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Sipas një ankete të realizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, 98 për qind të bizneseve në vend e vlerësojnë korrupsionin si problem serioz, mirëpo 85 për qind e tyre nuk u janë drejtuar organeve të drejtësisë.

HW

Këto të gjetura u prezantuan të martën nga Oda Amerikane e Kosovës në raportin “Studimi mbi perceptimin e korrupsionit”, të kryer me bizneset të cilat operojnë në Kosovë, shkruan tutje “Zëri”.

Korrupsioni nuk mbetet sfida e vetme për bizneset. Sistemi gjyqësor, ndonëse do të duhej të ishte më i besueshmi, nuk e gëzon besimin e bizneseve në Kosovë. Rreth 72 për qind e bizneseve janë deklaruar se nuk i besojnë sistemit gjyqësor.

“Lulëzimi i korrupsionit” po del të ketë pasoja të mëdha edhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte (IHD). 79 për qind e bizneseve të anketuara besojnë se korrupsioni ka ndikim në tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.