UBT

Bislimi: Zyra e prokurimit në Gjilan gjendet në një kaos të menaxhimit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Një raport jo i mirë i auditorit e sjell edhe për zyrën e prokurimit publikë në komunën e Gjilanit. Kontratat janë menaxhuar dobët dhe kjo ka ndikuar me vonesa në kryerjen e punëve e në rritje të vazhdueshme të obligimeve,numri i madh i tenderëve të cilët janë anuluar. Auditori ka rekomanduar që të ketë kontrolle më të mëdha në mbikëqyrjen e projekteve shprehet Mediana Bislimi.

Fjala e plotë e Mediana Bislimit në Javën kundër korrupsionit

Niveli më i lartë i korrupsionit në Kosovë gjendet tek Zyrat e prokurimit publikë, të cilat janë faktorë kyç të keqpërdorimit të parasë publike dhe keqmenaxhimit të tyre.

Nuk është duke u bërë aq sa duhet mos të them fare analizë dhe vlerësim, se ku po investohen fondet e parasë publike dhe sa është rreziku në raport me ato investime.
Mos transparencë në publikim të njoftimeve.

Deri në vitin 2014, zyra e auditorit të përgjithshëm është udhëhequr nga një ndërkombëtar, me kalimin e kompetencave tek zyrtarët vendas ajo është politizuar, kështu duke u emëruar përfaqësues të subjekteve politike auditor të përgjithshëm, poashtu edhe zyrat e prokurimit publikë, e kjo ka bërë që ngritja e korrupsionit të jetë e lartë, konkretisht në paranë publike.

Raportet e Auditori të përgjithshëm tregojnë për keqmenaxhim të kontratave dhe dhënie të tenderëve pa kritere dhe me manipulime të ndryshme, mospërfillja e rekomandimeve të auditorit dhe OSHP-së, nga ky institucion.

Një raport jo i mirë i auditorit e sjell edhe për zyrën e prokurimit publikë në komunën e Gjilanit. Kontratat janë menaxhuar dobët dhe kjo ka ndikuar me vonesa në kryerjen e punëve e në rritje të vazhdueshme të obligimeve,numri i madh i tenderëve të cilët janë anuluar. Auditori ka rekomanduar që të ketë kontrolle më të mëdha në mbikëqyrjen e projekteve.

1*Komuna e Gjilanit është një ndër agjencitë buxhetore më të mëdha në nivelin lokal në Kosovë, pasi që për nga ana e buxhetit të përgjithshëm komunal radhitet si komuna e katërt. Gjilani është një komunë e cila ka një buxhet të përgjithshëm prej 20,125,842 euro. Prej këtyre mjeteve 3,806,055 euro janë të destinuara për shpenzimet kapitale, 3,497,910 euro për mallra dhe shërbime, ku në këtë rast këto dy lloje te shpenzimeve kanë një vlerë prej 7.3 milion eurove dhe të gjitha këto shpenzohen përmes prokurimit publik. Ndërsa, pjesa tjetër e mbetur shpenzohet si për paga dhe mëditje 11,635,300 euro, për subvencione 558,800 euro, për staf 2,452 euro dhe për shpenzime komunale rreth 627,777 euro.

KKGJILAN

2*Kurse për vitin 2017, është ky planifikim buxhetor:

Paga dhe Meditje 14,710,814.00 € (64.93%).
Shpenzimet Kapitale 4,201,047.00 € (18.54%).
Mallra dhe Shërbime2,629,598.00 € (11.61%).
Shpenzimet Komunale 562,200.00 € (2.48%).
Subvencionet dhe Transferet (562,200.00 €
2.48%).

Zyra e prokurimit në Gjilan, ka bërë mospërfillje të OSHP-së, dhe nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e auditorit.

Poashtu, drejtoria e kësaj zyre gjendet në një kaos të menaxhmentit, për shkak se një pjesë e stafit gjenden në procedura gjyqësore.

1*Buxheti i Kosovës për vitin 2015, Ministria e Financave.
2* Instituti GAP

Mediana Bislimi