FITORJA

Bislimi zbulon se gjoba për targat ilegale është 150 euro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vendimi i modifikuar i Qeverisë së Kosovës mbi riregjistrimin e targave përbëhet nga tri etapa.Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi këtë e shpjegoi në në konferencën për siguri që u organizua në Beograd.

Ai tregoi se në fazën e dytë qytetarëve serbë që refuzojnë të ndërrojnë targat në legale gjoba do t’iu kushtojë 150 euro.

Kjo masë e gjobitjes do të nisë nga 21 nëntori 2022 deri më 21 janar 2023. “Nese s’jam gabim shuma e gjobës do të jetë 150 euro. Shpresojmë që ky proces të përfundohet pa ndonjë incident deri më 21 prill të vitit 2023”, ka thënë Bislimi derisa po shpjegonte tri fazat e vendimit.

UBT

Siç tha Qeveria dje zbatimi fillimisht nis me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq, pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale.

Bislimi në këtë konferencë mori pjesë virtualisht pasi iu desh të kthehej meqë i thanë se Serbia nuk mund të ofrojë sigurinë apo se siguria ka qenë e cenuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.