RCCOLA

Bislimi tregon për planin serbo-rus në Veri: Tentuan t’i djegin pikat kufitare, autor është Putini

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministëri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm.

Bislimi përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se ajo çfarë ndodhi dje në Jarinjë ka autor të vërtetë, presidentin rus, Vladimir Putinin.

“Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës. Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët)”, ka shkruar Bislimi.

Bislimi thotë se Kosova ka aleatë SHBA-të, teksa cek që vendi ynë përfaqëson lirinë.

Shkrimi i plotë:

DJE SERBIA NUK I NDALOI HULIGANËT SERBË – AJO U TËRHOQ NGA PLANI PËR DJEGIEN E JARINJËS

Hidromorava

Intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm.

Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin.
Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës.

Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët).

Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte.

Siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe SHBA-në.

Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë!