UBT

Bislimi thotë se ka informacione që është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ka informacione se është rekomanduar heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka thënë se “përmbajtja e raportit është pozitive”.

“Raporti i Borrell është parakusht për trajtimin në KiE, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Bislimi.

Zëvendëskryeministri, njëherit kryenegociatori për dialog me Serbinë, ka shtuar se masat e BE-së kanë ndikuar indirekt në imazhin e Kosovës dhe në integritetin e BE-së.“…Masat kanë ekspozuar njëanshmërinë e vet në gjithë këtë proces”, shtoi ai, duke theksuar se “ka pasur tendencë që masat të keqpërdoren”, u shpreh ai.

ARKATANA

Ndërkaq, kryetarja e Komisionit Rrezarta Krasniqi, pati replika me Bislimin sa i përket kësaj çështjeje, pasi ajo tha se ka informata se në raportin e Borrellit nuk rekomandohet heqja e masave.“Cilat projekte janë pezulluar. Deri më tash nuk kemi marr përgjigje. Me na numëru shumën e projekteve që janë pezulluar si shkak i masave të BE-së. Tani çfarë po ndodh sepse nuk kemi as një informacion”, pyeti ajo.

Bislimi ka thënë se nga masat që i janë vendosur Kosovës nuk është pezulluar as një projekt që është në proces.Ai ka thënë se BE fillimisht i ka vendosur Kosovë masa në mënyrë të një anshme për eskalimet që i ka shkaktuar Serbia, ai ka shtuar se BE-ja ka eskpozuar një anshmëri të vetë në këtë proces duke mos vendosur masa edhe ndaj Serbisë.

“Ata kanë vendosur katër lloje të masave, pezullimin e punës së trupave të zbatimit të marrëveshje të stabilizim asocimit, është suspenduar puna e IPA-s 2024, janë pezulluar dhe është thënë që Kosova nuk do të ftohet në takime të larta. Nuk është pezulluar as një projektet i BE-së. Ajo që ka ndodh është se projektet e IPA 2022 janë shtyrë deri në heqjen e masave. IPA 2022 nuk është dëmtuar pasi ka edne afat. IPA 2024 është duke u diskutuar në BE mirëpo ajo nuk mund të aprovohet deri sa Kosova është nën masa”, ka thënë ai.

“Raporti është dashur që të dorëzohet pardje. I njëjti besoj se do të dërgohet në Këshillë javën e ardhshme. Përmbajta e raportit është pozitive dhe rekomandohet që do të hiqen masat. Rekomandimi është që të hiqen masat”, ka thënë ai.