Bislimi takohet me qytetarët e Arbërisë

Gjilan – Në një takim me qytetarët e lagjes „Arbëria“, Faton Bislimi, kandidat per kryetar komune nga Koalicioni për Gjilanin. Nga përfaqësuesit e lagjes u njoftua me jetën dhe problemet që ballafaqohen qytetarët e kësaj lagje.
Bislimi u njoftua me gjendjen e infrastrukturës , kushteve të jetesës në këtë lagje.
Në këtë takim me banorët e lagjës Arbëria, Faton Bislimi, kandidat për kryetar komune nga Koalicioni për Gjilanin, shpalosi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke e quajtur 3 nëntorin festë për të gjithë gjilanasit. “Më 3 nëntor, gjilanasit do të përcaktohen për fillim të ri, të mbarë, dhe do ti thonë jo vazhdimësisë dhe qeverisjes së vobektë që e kemi patur deri më tani,“ tha Bislimi.
“Nuk ka prind që nuk dëshiron ta shohë fëmiun e tij më mirë se vetën e vet. Andaj, është obligim yni që të sigurojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, ashtu që mos ti lëmë ata në mëshirë të tjerëve dhe atyre që lanë Gjilanin pasdore për vite të tëra,“ shtoi Bislimi.
Bislimi mori përkrahje të fuqishme nga të gjithë të pranishmit, të cilët pajtohen se Gjilanit i duhet një fillim i ri, një lider i kohës sonë dhe i së ardhmes dhe jo i së kaluarës./rajonipress/