Hidromorava

Bislimi takohet me Mustafin, diskutojnë mbi të drejtat e shqiptarëve në Luginë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafi, me të cilin ka biseduar për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Bashkëpunimi për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës është i rëndësishëm dhe në parimin e reciprocitetit ata duhet të kenë të drejta të barabarta të përfaqësimit, u tha në takim.

Fundamenti

Qeveria e Kosovës është angazhuar në mënyrë konkrete për mbështetjen e Luginës dhe për herë të parë është buxhetuar mbështetja në shumën prej 2 milionë eurove për Luginën, me qëllim mbështetjen e rinisë dhe arsimimit, përkujdesjes ndaj trashëgimisë kulturore, identitetit kombëtar e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Në korrik të këtij viti, me vendim qeveritar, janë ndarë 255 mijë euro për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit e Luginës së Preshevës. Bislimi dhe Mustafi diskutuan për finalizimin e kryerjes së kësaj pagese dhe fillimit të shpërndarjes së librave, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, thueht në komunikatë.