Mobi Casa

Bislimi sqaron “kërcënimin” për eskalim: Ishte lutje, Kosova s’ka kapacitet ta kërcënojë BE-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se deklarata e tij ndaj Bashkimit Evropian nuk ka qenë kërcënim por lutje, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga Ekonomia Online lidhur me deklaratën e tij se s’duhet ta detyrojë Kosovën që ta eskalojë përsëri situatën për të treguar që situata në Veri të vendit ka de-eskaluar, Bislimi ka thënë se kërkesa e tyre ka qenë që të mos i detyrojnë institucionet të merren më me de-eskalim, pasi situata në terren ka ndryshuar.

FIDANISHTJA

Ai mohoi se ka kërcënuar dikënd, duke thënë se Kosova nuk ka as kapacitet as interesim që ta kërcënoj BE-në.“Ky është konotacion që mbase dikush nga pjesa tjetër e spektrit politik në Kosovë dëshiron me ia dhënë. Ne në vazhdimësi kemi dërguar shkresa që kemi thënë që ne i kemi përmbushur obligimet të cilat burojnë nga marrëveshja e Bratislavës. Dhe ftesa e ime është lutje: ‘mos na detyroni që të merremi ende me de-eskalim’ sepse situata në terren është e mirë. Nuk është kërcënim, është lutje mos na detyroni. Do të thotë hiqni masat se krijohet përshtypja sikur po detyrohemi që ende merremi me de-eskalim ku nuk ka. Nuk është kërcënim se Kosova nuk ka as kapacitet as interesim që të kërcënojë BE-në”, ka thënë Bislimi pas përfundimit të konferencës së organizuar nga Qendra për Dialog Humanitar me temën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”.“Ne po bëjmë maksimumin që të përshpejtojmë procesin e integrimit në BE”, ka deklaruar Bislimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.