Mobi Casa

Bislimi: Serbia nuk mund të fshihet më prapa tentativave për tensione e kriza, momenti që marrëveshja të zbatohet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka njoftuar se në takimin e djeshëm me përfaqësuesin e lartё tё Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, janë dakorduar për katër pika, ku përfshihet edhe deklarata publike e Qeverisë së Kosovёs që mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs.

Bislimi thotë se Serbia nuk mund të fshihet më prapa tentativave për tensione e kriza.

“Serbia duhet të ndalojë veprimet e saj nxitëse të dhunës, që çoi në sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, në konfiskimin e një arsenali të madh municionesh në afërsi të komunës së Zveçanit, e kidnapimin e tre zyrtarëve tanë policorë thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës”.

Uji Dea

“Ka ardhur momenti që Serbia t’i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara. Nuk mund të fshihen më prapa tentativave për tensione e kriza, për eskalim të situatës. Ka ardhur momenti që marrëveshja të zbatohet, në mënyrë të drejtë, të pakushtëzuar e të balancuar”.

Ai shton se vullneti dhe konstruktiviteti i palës kosovare në këtë proces, asnjëherë nuk ka munguar.

“Këtë po e dëshmojmë në vazhdimësi. Asnjëherë nuk kemi vepruar apo kontribuar në eskalimin e situatës në veri, por vetëm në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Në këtë frymë i marrim të gjitha vendimet e hapat tonë”, ka deklaruar pos tjerash Bislimi./Telegrafi/