UBT

Bislimi: Qeveria nuk ka garantuar se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive, sjemi Gjykatë Kushtetuese

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese vendos nëse draft-statuti i Asociacionit ka kompetenca ekzekutive apo jo. Sipas tij, Qeveria nuk ka garantuar që në përmbajtjen e draft-statutit të asociacionit nuk ka shkelje kushtetuese.

Mobi Casa

“Gjykata Kushtetuese e vendos nëse draft-statuti i asociacionit parasheh kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe. Qeveria nuk ka garantuar që nuk ka shkelje kushtetuese. Ne kemi thënë se ky është draft që na është sjellë nga ndërkombëtarët dhe nuk është përpiluar nga ne, ndërkombëtarët kanë thënë se nuk ka kompetenca ekzekutive dhe ne nuk jemi Gjykatë Kushtetuese, rrjedhimisht ata e kanë për detyrë me tregua ka apo nuk ka. Në qoftë se ka ata duhet të thonë kjo duhet të ndryshohet. Është mirë që opozita ka vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për draftin, për këtë është edhe roli i opozitës. Nuk ka zbatim të marrëveshjes pa nënshkrim nga pala serbe” ka thënë zëvendëskryeministri Bislimi për RTV21.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.