RCCOLA

Bislimi: Plani i BE-së për zbatimin e marrëveshjes është selektiv, i kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë të mërkurën në Bruksel se pala kosovare është e brengosur me planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

Pas takimit që ka zhvilluar me ndërmjetësuesin e BE-së për dialog, Bislimi ka thënë se draftet e Lajçakut në mënyrë të njëanshme u kushtojnë më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë.

“Tema e parë për të cilën kemi diskutuar është plani i sekuencimit. Ne kemi brenga me draftet e deritanishme që Lajçaku u ka dërguar palëve tona. Ne mendojmë që ai plan është selektiv pasi le anash disa provizione të rëndësishme të Marrëveshjes Bazike dhe në mënyrë të njëanshme u kushton më shumë vëmendje kërkesave dhe preferencave të Serbisë dhe nuk garanton zbatim të plotë të marrëveshjes”.

Më herët gjatë ditës, me Lajçakun është takuar edhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq.

Bislimi, ka thënë të mërkurën në Bruksel se ndërmjetësuesi i këtij procesi, Mirosllav Lajçak, ka vendosur që të mos kishte takim trepalësh në këtë moment.

Uji Dea

“Ne kemi tentuar që në një takim trilateral me palën serbe të vendosim të gjitha obligimet që palët marrin nga marrëveshja bazike në një plan të detajizuar të sekuencimit. Nuk kemi arritur ta përfundojmë këtë mision, por kemi përmirësim”, ka thënë ai.

Me Marrëveshjen Bazë, Bislimi i është referuar pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në shkurt të këtij viti, për normalizim të marrëdhënieve.

Dy vendet më pas janë pajtuar edhe për aneksin e zbatimit, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Tensionet e fundit në veri të Kosovës e kanë kthyer procesin e dialogut në fazë të menaxhimit të krizave dhe kanë larguar fokusin nga implementimi i Marrëveshjes së Ohrit./Telegrafi/