ARKATANA

Bislimi: Plani franko-gjerman tregon kornizat bazë, njohjen de-facto të të dyja shteteve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se shefi i qeverisë, Albin Kurti, pas takimit që pati me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka nxjerr informatën që ai [Kurti] është dakord me plaformën e propozuar nga plani franko-gjerman,

Bislimi tha se plani franko-gjerman i tregon kornizat bazë, që sipas tij, kjo nënkupton njohjen de-facto në mes Kosovës e Serbisë, ndërsa siç tha ai, sekuencimi i hapave do të diskutohet në Bruksel.

“Ajo që Kurti ka nxjerr pas takimit është informata që ai është dakord me platformën e propozuar nga plani franko-gjerman, me mbështetje të ShBA-së. Platforma tregon vetëm principet dhe veprimet bazë, ndërsa gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj duhet të diskutohet në aneksin implementues mes palëve në Bruksel”.

“Plani franko-gjerman i tregon kornizat bazë, që nënkupton njohjen de-facto të të dy shteteve, ndërkaq se si do të jetë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishme, cilat duhet të modifikohen e cilat duhet të zbatohen, për këtë diskutojnë palët në Bruksel”, është shprehur Bislimi, njofton Klankosova.

Eco Higjiena

Tutje, ai tha se gjatë takimit që ai pati bashkë me Kurtin e Lajçakun, nuk ka pasur diskutim për asnjë marrëveshje paraprake, duke lënë të nënkuptohet që nuk është folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Ndërsa, sipas Bislimit, Bashkimi Evropian ka vërejtjet e saja në dy kushtet, nga gjashtë sa i ka propozuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, në lidhje me formimin e Asociacionit.

“Gjashtë kushtet që i ka prezantuar kryeministri Kurti janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. BE-ja ka vërejtjet e saj në dy kushte, por cilat janë ato dhe pse ka vërejtje mund ta pyesni Lajçakun kur është në Prishtinë”, është shprehur Bislimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.