Fundamenti

Bislimi për nënshkrimin e marrëveshjes Elektrosever-KEDS: Fundi i ilegalitetit dhe mospagesës së rrymës në Veri

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka thënë se nënshkrimi i kontratës komerciale mes KEDS’it dhe Elektroseverit është një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në komunat në Veri.

“Me nënshkrimin e kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever, sipas pikës 3 të Udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë, u bë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komunat në veriun e Kosovës.”

Ai ka thënë se operimi në Veri do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Kosovës.

“Më shumë se 1 vit pas dakordimit mbi udhërrëfyesin e pasiqë pala jonë i përmbushi menjëherë obligimet e saj që derivojnë nga marrëveshja, Elektrosever pranoi ta nënshkruajë kontratën. Operimi edhe në veri, do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Republikës së Kosovës, ashtu siç në të gjithë territorin e vendit tonë.”

Mobi Casa

Bislimi, në një postim në Facebook, ka shkruar se “tash duhet të ecet tutje edhe me hapat e tjerë të nevojshëm për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vitesh, ilegalitetit në mospagesë të rrymës”.

Ai ka thënë se Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet e saj dhe se presin e kërkojnë të njëjtën gjë nga pala tjetër.

“Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet e saj, andaj dhe presim e kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër, për ta përfunduar këtë proces.”