Hidromorava

Bislimi për mediumin serb N1 zbulon se Prishtina e Beogradi janë afër kësaj marrëveshje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, në një intervistë për N1 ka treguar se Prishtina dhe Beogradi janë afër arritjes së marrëveshjes për energjinë. Derisa ka theksuar se ende s’kanë arritur që të pajtohen për një zgjidhje finale për çështjen e targave.

Në këtë intervistë Bislimi ka thënë se dialogu nuk po zhvillohet me shpejtësinë që po priste Kosova dhe se vonesat po shkaktohen si rezultat i strategjisë së palës serbe.

“Po ecën ngadalë kryesisht për shkak të strategjisë së zgjedhur dukshëm nga negociatorët e Beogradit, e cila krijon pengesa. Këtu përfshihet marrëveshja energjetike dhe targat”, tha ai, duke shtuar se pret që pala serbe të bëjë hapin përfundimtar për marrëveshjen për energjinë.

Mobi Casa

Bislimi ka shtuar se Beogradi po krijon një problem duke e përdorur Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Pengesat për zbatimin janë krejtësisht artificiale pasi Serbia nuk ka zbatuar dy herë më shumë marrëveshje nëse krahasohet me Kosovën. Ata nuk kanë kredibilitet të kërkojnë asgjë nga Kosova. Beogradi ka rënë dakord me ish-qeverinë e Kosovës që ta trajtojnë këtë çështje si pjesë të një pakete të përgjithshme”, tha Bislimi.

Siç raporton mediumi serb, Bislimi ka thënë se Kosova është e obliguar të zbatojë marrëveshjet ekzistuese, por shtoi se disa marrëveshje të nënshkruara janë vetëm të përkohshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.