Hidromorava

Bislimi ofron projekte konkrete për Pogragjën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Bislimi pati një vizitë shumë miqësore edhe në fshatin Pogragjë. Avdi Haziri, nikoqir i takimit, duke falënderuar Bislimin për prezencën e tij, theksoi se Pogragja është lënë pas dore nga pushtet lokale të deritanishme dhe numëroi një sërë projektesh të lëna në gjysmë ose të parealizuara fare.

Në fjalimin e tij para dhjetëra të pranishmëve, Bislimi u fokusua në pjesën e programit të tij qeverisës që ka të bëjë me hallet e banorëve të Pogragjës.

Ai theksoi përkushtimin e tij që kundërmimi i ujërave të zeza që tani e katërmbëdhjetë vjet pas luftës ende po diskutohet, kurrë më nuk do të diskutohet pas qeverisjes së tij.

Uji Dea

Bislimi po ashtu shtoi se projekte tjera që do të realizohen në këtë fshatë janë edhe rivitalizimi i shtëpisë së kulturës, renovimi i ambulancës, si dhe funksionalizimi i sistemit të ujësjellësit ashtu që banorët të kenë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre. “Përveç këtyre projekteve që janë nevoja imediate për Pogragjën, ne do të fokusohemi edhe në krijimin e klimës për zhvillim kulturor këtu duke ndërtuar një amfiteatër veror tek Kalaja e Pogragjës,” shtoi Bislimi.

Banorët e Pogragjës shprehën përkrahjen e tyre të pa rezerve për një kryetar të komunës që është në shërbim të qytetarëve, dhe i premtuan Bislimit mbështetje në zgjedhjet e 3 nëntorit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.