Eko Higjiena

Bislimi: Një shtet i BE-së do të refuzojë t’i vendosen sanksione Serbisë, mund të ketë vetëm masa për sulmin në Banjskë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u pyet rreth paragrafit nga konkluzionet e nxjerra nga Këshilli Europian dje dhe sot se Kosova dhe Serbia do të kenë pasoja në rast se nuk ulin tensionet dhe nëse s’angazhohen në marrëveshjet për normalizim raportesh.

Bislimi tha se meqë Kosova veçse është nën masa, Serbia mund të ndëshkohet, por jo me sanksione siç ka kërkuar deri tash Kosova për shkak të sulmit të Banjskë.

“Diskutimi për masat që mund të ndërmerren në rast të mospasjes së qasjes konstruktive nga ana e Serbisë ose në rast që hetimet përfundojnë me një konstatim që prapa sulmit të 24 shtatorit qëndron Serbia flasim për masat politike dhe ekonomike që mund të vendosen për Serbinë. Por, prapë është e qartë, jo për Kosovën, sepse Kosova s’ka qenë shkaktare e sulmit të 24 shtatorit. Masat do t’i vendosen Serbisë në rast se konstatohet, por është e rëndësishme të dihet që masat s’mund të jenë të tipit të sanksioneve meqë ka një vend brenda Bashkimit Europian, që kategorikisht do të refuzojë vendosjen e sanksioneve, andaj masat pritet të jenë ato që lidhen me integrimin në BE dhe mbështetja financiare që merr serbia nga BE”.

Ndërkaq, nëse Kosova dje në takimet e Brukselit ka kërkuar që t’i hiqen masat, Bislimi tha se këtë çështje e konsiderojnë jashtë diskutimeve për marrëveshjen me Serbinë sepse s’mund ta fusin në një ekuacion me të.

Eco Higjiena

“Ka pasë synim që të ketë ecje tutje të marrëveshjes bazë të 27 shkurtit. Nëse ne do të kishim pranuar që në pjesën zyrtare të fusim në ekuacion edhe heqjen e masave, kjo do të ishte bërë pjesë e marrëveshjes pastaj. Ne mendojmë që pjesa e masave ka të bëjë me hapat që Kosova ka ndërmarrë në deeaskalim dhe këtë e kemi thënë jashtë asaj, mirëpo jo si një koncesion i BE-së për hapat tonë në zbatimin e marrëveshjes”.

Bislimi foli edhe për opinionin informal të shteteve anëtare karshi masave të vendosura ndaj Kosovës.

“Mendoj që në Bashkimin Europian ka një dakordim informal që masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe janë të dëmshme. Se si ata do të gjejnë mekanizimin për largimin e atyre masave dhe momentin e duhur, mendoj që i takon Komisionit Europian. Por, ajo që është e pasaktë është që kërkohet votim në Këshillin e BE-së”. /Express/