Eko Higjiena

Bislimi nga Brukseli: Qeveria mbetet e përkushtuar në përmbushjen e reformave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi në një takim sot në Bruksel me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, diskutuan rreth reformave që Qeveria do t’i ndërmarrë në kuadër të agjendës së saj të reformave, e cila do të shërbejë si parakusht për përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Këto reforma do të jenë pjesë e disa shtyllave prioritare duke përfshirë administratën publike, zhvillimin e sektorit privat dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër, kapitalin njerëzor dhe sundimin e ligjit.

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përmbushjen e këtyre reformave, me qëllim të përfitimit maksimal nga ky plan, thuhet në një komunikatë për media.

UBT

Ndryshe, Plani i Rritjes kap shifrën prej 6 miliardë eurove në formë të granteve dhe kredive për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai bazohet në katër shtylla kryesore: rritjen e integrimit ekonomik me Tregun e Bashkimit Evropian, rritjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimin e reformave themelore dhe rritjen e ndihmës financiare.