FIDANISHTJA

Bislimi në Strasbourg bën thirrje për liberalizimin e vizave

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mori pjesë në mbledhjen e KPSA (Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin), të zhvilluar në Strasbourg.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi qëndrimin e Kosovës ndaj konfliktit në Ukrainë, duke u bashkuar me sanksionet e aplikuara nga Bashkimi Evropian kundrejt Rusisë.

Ai foli për rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës, e cila dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë.

” Derisa BE-ja është përgjigjur në mënyrë të unifikuar, Kosova i është bashkuar frontit demokratik duke:
– Përafruar sanksionet ndaj Rusisë me Bashkimin Evropian.
– Miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës një rezolutë që dënon agresionin rus në Ukrainë.
– Shprehur gatishmërinë e qeverisë për të pritur 5 000 refugjatë, më pak se një vit pas pritjes së refugjatëve afganë në pritje të risistemimit.
– Pritur 20 gazetarë refugjatë ukrainas për të punuar në distancë dhe kemi ndarë 150 mijë euro për shpenzimet e tyre të jetesës, pagat dhe shpenzime të tjera.
– Qytetarët e Kosovës, shoqëria civile, media dhe aktivistë kanë treguar akte të panumërta solidariteti me popullin e Ukrainës dhe kanë dënuar agresionin rus.

Ajo që ka ndodhur në Ukrainë duhet të jetë një thirrje për sigurinë në Evropë. Për vite me radhë, Kosova ka dhënë alarmin për kërcënimin e afërt nga përfaqësuesit rusë në Ballkan dhe kërcënimi i efekteve zinxhir është duke u afruar më shumë se kurrë. Faktor shqetësues më i madh është gjithashtu se Serbia ka dështuar të harmonizojë politikat e saj të jashtme me BE-në për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thwnw Bislimi.

Hidromorava

Për sa i përket aplikimit për anëtarësim në BE, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Rezoluta e Parlamentit Evropian që i bën thirrje institucioneve të BE-së për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat në BE është shumë inkurajuese edhe për ne.

Në këtë drejtim, ai ritheksoi progresin e Kosovës në kuadër të agjendës evropiane ERA II si dhe progresin e shfaqur nga Kosova në fusha si sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik si dhe nevojën e përshpejtimit të procedurave për anëtarësimin në BE. Kjo, edhe për shkak të situatës gjeopolitike në Evropë dhe parandalimin e influencës ruse në Ballkan. Ai u shpreh se është faktor shqetësues fakti se Serbia ka dështuar të harmonizojë politikat e saj të jashtme me BE-në për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Zëvendëskryeministri Bislimi, bëri gjithashtu thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në fjalën e tij ritheksoi se “Parlamenti ka votuar dy herë pro procesit të liberalizimit të vizave në Kosovë, por qytetarët e vendit mbeten akoma të izoluar, ndaj është e nevojshme përmbyllja e këtij procesi”.

Në mbyllje, ai potencoi se objektivi kryesor gjeopolitik dhe strategjik i Kosovës është anëtarësimi i ardhshëm në BE, ndërsa, dy synime të tjera përfshijnë heqjen e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. /Zëri