UBT

Bislimi: Mosnjohja e plotë nga 27 vendet anëtare e dobëson pozicionin e BE-së në Kosovë e rajon

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se rekomandimet e sugjerimet nga Raporti i Progresit të këtij viti do t’i marrin seriozisht dhe do t’i përfshijnë në programin e tyre.

Por, Bislimi tha se derisa Kosova ka dëshmuar që është aleate e BE-së, mosnjohja e plotë nga 27 vendet anëtare “vazhdon ta dobësojë pozicionin e BE-së jo vetëm në Kosovë”.

“Raporti jep edhe sugjerime e rekomandime për hapat e ardhshëm që institucionet e Kosovës duhet t’i ndjekin gjatë rrugëtimit drejt BE-së e të cilat ne do t’i marrim seriozisht dhe do të përkujdesemi që ato të përfshihen në programin kombëtar për integrim europian, si dhe ne planin e veprimit. Kosova ka dëshmuar që është aleate e BE-së edhe BE-ja duhet të dëshmojë se Kosovën e do dhe e sheh brenda Bashkimit Europian. Mosnjohja e plotë nga 27 vendet e Bashkimit Europian vazhdon ta dobësojë pozicionin e BE-së jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”.

Fundamenti

Bislimi tha se Kosova beson në të ardhmen e vet europiane dhe se ka bërë hapin e saj me dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në BE.

“Vazhdimi i procesit të anëtarësimit varet nga vullneti politik derisa marrja e statusit kandidat nuk nënkupton njohje nga shtetet anëtare. Procesi i anëtarësimit duhet të jetë në plotëni i bazuar në meritokraci, por nuk mund të flasim për meritokraci derisa Kosova nuk është formalisht duke u vlerësuar se a i plotëson kriteret e Kopenhagës”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.