FIDANISHTJA

Bislimi merr vendim për masa mbrojtëse për përfituesit e skemave pensionale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me qëllim të jetësimit të mëtutjeshëm të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për lehtësimin e gjendjes së krijuar nga pandemia Corona Virusi Covid-19, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi sot ka marrë vendim për masat e përkohshme për mbrojtjen e përfituesve të skemave pensionale. Këto masa janë vendosur duke marrë parasysh moshën dhe ndjeshmërinë e kësaj kategorie, dhe në asnjë mënyrë nuk cenojnë të drejtat e kësaj kategorie por janë favorizuese në këtë situatë.

Masat e ndërmarra janë si në vijim:

Pensionistët për një afat të pacaktuar nuk janë të obliguar të lajmërohen nëpër qendrat përkatëse për vazhdimin e pensionit.

Aplikantët për përfitim nga skemat sociale nuk janë të obliguar të paraqiten për aplikim për një afat të pacaktuar, për riaplikim apo për seancat mjekësore, meqë tëë tillat janë pezulluar.

Eco Higjiena

Zbatimi i këtyre masave nuk do të dëmtojë përfituesit e skemave pensionale. Askujt nuk do t’i ndalet pensioni për shkak të moslajmërimit. Po ashtu, secili përfitues potencial do të përfitojë retroaktivisht nga skema, bazuar në datën e përfitimit të drejtës apo në datën kur kërkesa do të mund të dorëzohej në kushtet normale.

Këto masa janë të natyrës së përkohshme. Për ndryshimet eventuale përfituesit e skemave do të njoftohen me kohë.

Ministria e Financave dhe Transfereve apelon tek të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar, sipas instruksioneve të institucioneve shëndetësore, pa shkaktuar panik për gjendjen e krijuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.