Uji Dea

Bislimi merr pjesë në dëgjimin kongresional për NATO-n: Është jetike për Kosovën anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka bërë të ditur se ka marr pjesë në dëgjimin kongresional për NATO-n në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të SHBA-ve, ku u fol edhe për Kosovën.

Bislimi në një postim në Facebook shkruan se është jetike për Kosovën që të angazhohet maksimalisht në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO.

Matja e drejtë e gjatësisë së fëmijësSi t’i lyeni thonjtë në mënyrë të përkryerVila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë …Qoftere nga fasulja: Ushqim i shijshëm për fillestarëtZyrtare: Carlos Alcaraz, lojtar i ri i Juventusit

Lexoni të plotë postimin e tij:

Nder i jashtëzakonshëm të isha sot pjesëmarrës në dëgjimin kongresional për NATO-n në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të SHBA-ve, ku u fol edhe për Kosovën.

ARKATANA

Privilegj të takoja e të bisedoja edhe me Gjeneralin Doug Lute, ish-Ambasador i SHBA-ve në NATO dhe Këshilltar Special në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë në Administratën e Presidentit Bush dhe atë të Obama-s.

Amb. Lute potencoi se “NATO është në Kosovë për të qëndruar dhe për ta siguruar paqen aty me përkushtim kundrejt çfarëdo kërcënimi eventual qoftë edhe nga fqinji i saj verior.”

Po ashtu ishte inkurajuese edhe deklarata e Senatores Jeane Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për Evropë në Senat, se “Serbia duhet të përmirësojë sjelljet” sidomos karshi Kosovës.

Është jetike për Kosovën që të angazhohet maksimalisht në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO. Besoj fuqishëm se me përkrahjen e miqve tanë në Washington, DC, ne mund t’ia dalim. Na duhet më shumë veprim pragmatik dhe përkushtim dinjitoz. NATO ishte shpëtimi ynë kombëtar më 1999 dhe sot është rruga e vetme e sigurisë dhe avancimit si shtet i pavarur e sovran. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.