Bislimi merr përkrahje në Lladovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në një takim me banorët e Lladovës, Faton Bislimi, kandidat për kryetar komune nga Koalicioni për Gjilanin, shpalosi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke e quajtur 3 nëntorin festë për të gjithë gjilanasit. Më 3 nëntor, gjilanasit do të përcaktohen për fillim të ri, të mbarë, dhe do t`i thonë jo vazhdimësisë dhe qeverisjes së vobektë që e kemi patur deri më tani, tha Bislimi.

“Nuk ka prind që nuk dëshiron ta shohë fëmiun e tij më mirë se vetën e vet. Andaj, është obligim yni që të sigurojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, ashtu që mos t`i lëmë ata në mëshirë të tjerëve dhe atyre që lanë Gjilanin pasdore për vite të tëra,“shtoi Bislimi.

Uji Dea

Qytetarët e mirëpritën shumë mirë programin e kandidatit Faton Bislimi. Ata gjithashtu u inkuadruan në bashkëbisedim dhe bënë pyetje të shumta me interes për ta.

Bislimi mori përkrahje të fuqishme nga të gjithë të pranishmit, të cilët pajtohen se Gjilanit i duhet një fillim i ri, një lider i kohës sonë dhe i së ardhmes dhe jo i së kaluarës thuhen në komunikatën e Koalicionit për Gjilanin./rajonipress/