Hidromorava

Bislimi merr përkrahje në Arbëri e Zabel dhe “Dheu i Bardhë”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në një takim shumë miqësor me banorët lagj4s “Dheu i Bardhë,” Faton Bislimi, kandidat për kryetar komune nga radhët e Koalicionit për Gjilanin, foli për rëndësinë e arsimit dhe gjendjen e shkollave të qytetit që lë shumë për të dëshiruar. “Kam lidhje emocionale me këtë shkollë, sepse qysh para dymbëdhjetë viteve, për here të pare në jetën time, mu në këtë shkollë kam filluar punën në arsim dhe kam mbajtur ditar në dorë për here të pare, atëherë kur isha mësimdhënës i anglishtes për klasët e pesta të shkollës fillore “Rexhep Elmazi” në këtë lagje,” tha Bislimi.

Ai tutje foli për përkushtimin e tij që në katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale, ta kthej Gjilanin në një qytet të demokracisë e krenarisë për të gjithë, e jo në një vend të lënë pas dore, siç ka ndodhur deri më tani.

Në emër të pranishmëve, fjalën e mori edhe Ilaz Poroshtica, i cili theksoi disa arsye se pse ai dhe shumë njerëz të tjerë të vullnetit të mire anekënd Gjilanit po i bashkohen Bislimit. “Fitorja e Faton Bislimit është fitore e Gjilanit, fitore e juaja. Unë nuk kam dyshim se të gjithë gjilanasit që duan të mendojnë dhe të shohin kjartë, e kanë lehtë të vendosin për kryetar komune. Fatoni është shëmbëlltyrë e njeriut të suksesshëm, të ndershëm, e punëtor. Njerëz të tillë na duhen shumë,” tha Poroshtica.

Në mesin e të pranishmëve në tubim kishte edhe shumë ish-nxënës të Bislimit që kishin ardhur aty për ta përkrahur mësuesin e tyre të dikurshëm dhe kryetarin e ardhshëm.

Hidromorava

Edhe në shkollën “Abaz Ajeti” Faton Bislimi, kandidat për kryetar komune nga radhët e Koalicionit për Gjilanin mbajti një takim me banorët e lagjes “Arbëria” dhe “Zabeli”.

Bislimi shpalosi programin e tij qeverisës për mandatin e ardhshëm, duke u fokusuar në nevojën për përkrahje të pa rezervë për arsimin dhe zhvillimin ekonomik.

“Kjo shkollë është vatër diturie. Ky është bazamenti mbi të cilin ngritet personaliteti i fëmijëve tuaj. E, fëmijët janë e ardhmja. Andaj, përkushtimi im më dinjitoz do të jetë ndaj shkollimit ashtu që të krijojmë kuadro profesionale e të ditura, si dhe ndaj zhvillimit ekonomik ashtu që të krijojmë mundësi për këta njerëz të shkolluar të kenë punë dhe mirëqenie. Kosova nuk guxon të zbrazet nga kushtet e vështira ekonomike. Ne e hoqëm qafe një regjim brutal e gjenocidial dhe nuk u dorëzuam. Prandaj, ne nuk do të dorëzohemi përsëri gjersa së bashku të përmirësojmë kushtet për jetë dhe zhvillim këtu në vendin tone,” tha Bislimi.

Nga të pranishmit, Bislimi mori përkrahje të fuqishme për të ecur drejtë e me hapa të sigurt drejt ndryshimit të gjendjen socio-ekonomike në vendin tonë thuhet në njoftimin e Koalicionit për Gjilanin./rajonipress/