Fundamenti

Bislimi mbështetet nga Uglari e lagje të qytetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjatë ditës, ai pati një takim edhe me Këshillin e Tregut të Gjelbër të qytetit, me të cilët bisedoi për projektin e tij për tregun e gjelbër. “Unë e shoh tregun e gjelbërt jo vetëm si një vendpunishte ku treqind tregtarë gjejnë punë, por si një shtylle identitare të qytetit tone. Prandaj, unë angazhohem që tregu të rindërtohet ashtu që të ofrojë kushte optimale për punë për tregtarët dhe klientët e tyre, dhe jo të shitet, privatizohet, apo ridestinohet,” tha Bislimi.

Më vonë, ai mbajti edhe një takim tjetër elektoral me banorët e Lagjës Idriz Seferi në Gjilan. Tefik Ibrahimi, kandidat për këshilltar komunal nga kjo lagje në listën e AKR-së, pasi elaboroi nevojat e lagjes para të pranishmëve, ku theksoi edhe nevojën e lagjës dhe gjithë komunës për ndryshime rrënjësore me 3 nëntor, duke iu referuar Faton Bislimit si shpresa e vetme që mund të sjellë këto ndryshime pozitive për të gjithë komunën e Gjilanit.

Ndërsa, vet Bislimi në fjalën e tij, shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij që në katër vitet e ardhshme problemet e këtyre qytetarëve të mbeten vetëm pjesë e së kaluarës dhe assesi probleme në vazhdimësi.

GRANDEMALL

Në mbrëmje, Bislimi u prit shumë miqësisht edhe nga dhjetëra banorë të Uglarit me të cilët bashkëbisedoi për vizionin dhe programin e tij qeverisës.

Nga banorët e Uglarit, Bislimi mori përkrahje të pa rezervë, pasi që ata u shprehën shumë të zhgënjyer me pushtetin e deritanishëm.

Ndërsa, Ismet Azizi nga Lëvizja Qytetare për Gjilanin theksoi se Gjilani duhet të jetë krenar me një djalë si Fatoni, pasi që ky njeri përfaqëson të ardhmen e sigurt dhe të suksesshme të Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.