Bislimi: Lugina është çelësi, heshtja e liderëve politik shqiptarë e papranueshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e LDK-së dhe përkrahësi i më i zëshëm i kauzës kombëtare për Luginën në SHBA Faton Bislimi ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e përfaqësuesëve politik shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ai ka kritikuar liderët politik shqiptarë në Kosovë e Shqipëri për mosseriozitetin e tyre karshi çështjes së Luginës. “Është për keqardhje kjo heshtje shurdhuese e klasës sonë politike në Shqipëri e Kosovë ndaj kësaj teme kyçe! Deklarata e përfaqësuesëve politikë të shqiptarëve të Luginës e publikuar sot do duhej të merrej me seriozitetin më të lartë nga spektri politik shqiptar kudo,” ka thënë Bislimi.

“Sot, para çdo pëpjekje për ndonjë pikë politike të brendëshme, liderët politikë shqiptarë (sidomos ata në Tiranë e Prishtinë) do duhej të shiheshin në konferenca për media e me deklarata përkrahëse për kërkesat legjitime e të drejta të Luginës! Ballafaqimi më i rëndësishëm me Serbinë dhe ruajtja e Kosoves nga koncesionet tjera është veç Lugina! Gjithëçka tjetër është farsë! Dinamika e zhvillimeve politike nuk të falë në kohë; nesër mund të bëhet vonë,” ka shtuar ai.

Uji Dea

Sipas Bislimit, “Çështja e Luginës së Preshevës është pjesë e pandashme e kauzës sonë kombëtare. Vetëm trajtimi adekuat dhe zgjidhja e drejtë e saj ofron mundësi për paqe e stabilitet afatgjatë në rajon! Vëllezërit e motrat tona që jetojnë atje, e bejnë këtë me vetmohim e si sakrificë për tokat e të parëve e si rezistencë ndaj spastrimit etnik të heshtur të orkestruar nga Beogradi!”

Bislimi së fundi ishte pjesë e delegacionit të Luginës së Preshevës, në emër të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, në vizitën e fundit në Washington, DC e New York City, ku arritën të mbajnë brifingun e parë për Luginën në Senatin e SHBA-ve dhe të adresojnë zyrtarisht këtë kauzë për herë në OKB.