Mobi Casa

Bislimi liston temat që i ka biseduar me Lajçakun, përmenden masat ndëshkuese e sulmi terrorist në Banjskë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se gjatë takimit me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar për shumë çështje. Ndër to kanë qenë masat ndëshkuese për Kosovën dhe mosvendosja e tyre ndaj Serbisë edhe pas sulmit terrorist në Banjskë, raporton Ekonomia Online.

Në konferencë për media të mërkurën, numri dy i Qeverisë ka deklaruar se gjatë takimit është folur edhe për vendimin e ekzekutimit për faturimin e energjisë në komunat veriore dhe lëshimin e pasaportave ilegale nga autoritetet e Serbisë.

Fundamenti

“Në takim kemi diskutuar disa tema, për domosdoshmërinë e formalizmit të marrëveshjes me aneksin e Ohrit. Tema e dytë ka të bëjë me domosdoshmërinë e masave ndëshkues, ne kemi prezantuar argumentet tona, ka dakordim që është e pa kuptim që Kosovës i janë vendosur masat për kryetarët, e Serbisë nuk u janë vendosur masa edhe pas sulmit të 24 shtatorit. Kemi diskuar për problemet e pazgjidhura për energjinë në veri. Tema e katërt ka të bëjë me vendim e qeverisë për shfrytëzimin e suficiti nga komunat e veriut për borxhin e KOSTT. Pesë, kemi trajtuar problem që përcjellin zbatimin e marrëveshjes për targat. Gjatë takimit kemi diskutuar edhe për brengat e BQK-së. Kemi folur për zgjedhjet e parakohshme në zgjedhjet në katër komunat e Kosovës. Ka paqartësi nga ana e Komisionit Evropian për procesin. Tetë kemi diskutuar për pasaportat ilegale te lëshuara nga autoritete e Serbisë”, u shpreh Bislimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.