United Hospital

Bislimi: Kosova s’ka partner më të mirë se Bashkimi Evropian

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet takimi i radhës i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. Në këtë takim ku po merr pjesë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në fillim, kryeministri Albin Kurti tha se Kosovës i duhet ndihma e Bashkimit Evropian “si klubi socio-ekonomik më i pasur në botë”, ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e cilësoi BE-në si partnerin më të mirë për Kosovën.

Kurti përmendi disa nga punët e Qeverisë së tij, ndërsa kërkoi që zyrtarët e BE-së ta shtyjnë përpara çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

FIDANISHTJA

Ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se “si Qeveri, llogarisim në përkrahje të vazhdueshme të Bashkimit Evropian gjatë rrugëtimit tonë përpara”.

Ai u shpreh se për Kosovën s’ka partner më të mirë sesa BE-ja dhe se Kosova s’ka alternativë tjetër më të mirë.

“Duke ritheksuar edhe njëherë se për Kosovën nuk ka partner më të mirë sesa Bashkimi Evropian dhe alternativë tjetër më të mirë, ju uroj punë të mbarë dhe diskutime konstruktive”, tha Bislimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.