UBT

Bislimi: Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e saj

/ 2 minuta lexim
KV

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar sot përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Bislimi njofton se në takim u bisedua për dy dekada e gjysmë dhimbje e padrejtësi e mohim të vazhdueshëm të Serbisë të krimeve të luftës, transmeton Telegrafi.

“Duke përshëndetur miratimin muajin e kaluar të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe shënimin e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës”, theksuam rëndësinë për intensifikim të përpjekjeve për njohjen e mëtejshme ndërkombëtarisht edhe të gjenocidit serb në Kosovë”, ka shkruar Bislimi në profilin e tij në Facebook.

Eco Higjiena

Tutje, Bislimi ka pohuar se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.

“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e saj, teksa është po i njëjti aparat shtetëror që ende sot udhëheq vendin. Diskutuam dhe mbi procesin e dialogut, ku i njoha me pengesat që Serbia po i bën procesit, shkeljet e vazhdueshme, dhe mungesën e vullnetit dhe gatishmërisë së tyre për ecjen tutje dhe zbatimin e marrëveshjeve”, thotë mes tjerash ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.