RCCOLA

Bislimi konfirmon se kanë pranuar versionin e ri të planit franko-gjerman: Duhet të mbahet konfidencial

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar se kanë pranuar versionin e ri të planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë raportimit në Komisionin e Punëve të Jashtme, Bislimi ka thënë se emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka dorëzuar këtë të martë te kryeministri Albin Kurti versionin e fundit të planit.

I pyetur se përse nuk po bëhet publik, kryenegociatori për dialogun ka theksuar se ka një dakordim që ai të mbahet konfidencial.

Mobi Casa

“Diskutimi për planit franko-gjerman ka qenë tete-a-tete mes ekipit dhe z.Kurti, mes ekipit dhe z.Vuçiq. Dakordimi nuk ka qenë që diskutimi për planin franko-gjerman të jetë i mbyllur, por përmbajtja e tekstit të mbahet konfidenciale”.

“Nuk është dakordimi i tipit si po ia bëjmë. Na është thënë ose e diskutojmë planin me këto kondita ose nuk e diskutojmë dhe ju jeni pala që nuk dëshironi të përfshiheni”, ka thënë Bislimi.

Ai tutje para anëtarëve të komisionit ka bërë të ditur se pritjet janë që në janar të nënshkruhet marrëveshja për të zhdukurit me forcë. /Telegrafi/