Mobi Casa

​Bislimi kërkon heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim Zëvendës Drejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec.

Përgjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi nevojën për heqjen sa më parë të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, gjersa ato vijojnë të mbeten të padrejta.

“Theksoi dhe domosdoshmërinë e avancimit tutje të vendit tonë në rrugëtimin drejt integrimit evropian, veçanërisht trajtimit të aplikimit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku mbetemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor ende pa statusin e vendit kandidat, përkundër ecurisë pozitive dhe shënimit të progresit, jo vetëm në zbatimin e reformave, por edhe performancës së lartë në fusha kyçe si, ekonomia, sundimi i ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, të drejtat e njeriut e liria e mediave”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

GRANDEMALL

Tutje, në komunikatë theksohet se “në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend e rajon, fuqizimi i bashkëpunimit rajonal, vizioni i Planit të Rritjes si instrument që duhet të ndihmojë në konvergjencën mes shteteve të rajonit, por edhe atë me BE-në dhe perspektiva e zhvillimit dhe prosperitetit në shtetin tonë”.

“Duke e falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, Bislimi shprehu vlerësimin për bisedat përherë të frytshme dhe i uroi Makovec vizitë produktive në Kosovë”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.