Hidromorava

Bislimi: Kemi kapacitete për reforma edhe më mirë se shtetet tjera, po përballemi me probleme përtej kontrollit tonë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, pas takimit të ministrave të BE-së për çështje europiane ku ndër të tjerë po marrin pjesë edhe ministrat nga Ballkani Perëndimor, tha se Kosova po e pret momentin kur do ta marrë pyetësorin për të siguruar statusin e vendit kandidat.

Por, Bislimi për gazetarët atje që e pyetën mbi progresin e këtij takimi, tha se problemi me të cilin përballet Kosova në rrugën e saj drejt integrimit europian s’është i brendshëm dhe se varet nga faktorë të jashtëm.

“Kosova është tashmë duke e zbatuar MSA-në qe 10 vjet dhe shohim se institucionet tona e kanë kapacitetin për të implementuar reformat e nevojshme nga procesi i integrimit, më mirë edhe se shtete të tjera në momentin kur ata e kanë marrë statusin e vendit kandidat dhe ajo çfarë ka rëndësi është se problemi me të cilin Kosova po përballet nuk është i prodhuar së brendshmi, por ka të bëjë me faktorë të jashtëm, përtej kontrollit të vendit tim dhe kjo nuk e prek detyrimisht marrëdhëniet që i kemi me Komisionin Europian”, tha Bislimi.

ARKATANA

Ai shtoi se pavarësisht kësaj, kjo e ndikon volumin e të hyrave financiare drejt Kosovës dhe pjesëmarrjen në disa mekanizma që shtetet anëtare kanë si trajnime për shtetet kandidate.

“Por në thelb Kosova po e bën pjesën e saj, ne gjithashtu po marrim pjesë në iniciativat e Komisionit Europian, në Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor, pra konsiderueshëm ne jemi duke kryer detyrat tona të shtëpisë dhe jemi gati për momentin që e marrim pyetësorin dhe vlerësohemi rreth kapaciteteve tona”.

Takimi u organizua në Kopenhagë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës, e cila udhëheq me Presidencën e BE-së aktualisht, ku ndër temat kryesore ishte edhe zgjerimi i BE-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.