ARKATANA

Bislimi: Ka brengë se Serbia mund ta destabilizojë situatën, serbët nisën t’i merrnin targat RKS dhe u ndalën përnjëherë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se janë të brengosur se Serbia mund ta destabilizojë situatën, pas djegies së disa veturave ditët e fundit në veri, raporton Gazeta Express.

Duke raportuar në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, Bislimi tha se kjo vjen pasi ditët e fundit shumë serbë po i zëvendësonin targat e veturave me ato të Kosovës.

“Ekziston në brengë që ka potencial nga ana e Serbisë që ta destabilizojë situatën, gjithmonë duke keqpërdorur temën e targave. Ju e keni parë javën e kaluar aktivitetin e shtuar të strukturave ilegale dhe kriminale në veri në djegien e veturave të qytetarëve serbë”, tha Bislimi.

“Muaji mars ka qenë muaj i shtimit të gatishmërisë së qytetarëve për t’i konvertuar targat. Brenda pak ditëve janë regjistruar afërsisht një e dhjeta e veturave të cilat nuk kanë qenë të konvertuara ende dhe me atë ritëm shumë shpejt do të kishim mundur t’i konvertojmë shumicën absolute të targave ilegale në Kosovë. Situata ka ndryshuar në prag të takimit në Bruksel”, shtoi ai.

Mobi Casa

Pas djegies së disa veturave, Bislimi tha se “vullneti i qytetarëve është ndrydhur” dhe se ata “kanë pushuar së regjistruari” veturat në RKS.

“Ka pasur rënie të gatishmërisë nga 137 vetura të regjistruara në ditë në 0 vetura më datën 3 prill”, tha Bislimi, duke theksuar se “serbët janë nën trysni të madhe”.

Vetëm në mars, Bislimi tha se u regjistruan 722 vetura, shumica në dhjetë ditët e fundit të muajit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.