Bislimi fajëson opozitën, thotë se po krijojnë narrativë ku Kosova shihet si palë jokonstruktive

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeminstri i Kosovës, Besnik Bislim, nuk ka mundur të thotë në mënyrë të prerë se nuk do të themelohet asocioni, për shkak se nga ndërkombëtarët, Kosova po shihet si palë bllokuese në dialog.

I pyetur nga moderatori se a ka mundësi që të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, pa e njohur Serbia shtetësinë e Kosovës, Bislimi ka thënë se nuk sheh mundësi që të krijohet asociacioni dhe ka theksuar se ka më shumë se një vjet që po merret me marrëveshjet e Brukselit të cilat është duke i lexuar dhe shqyrtuar.

Ai ka thënë se nuk sheh hapësirë të themelohet Asociacioni Komunave me shumicë serbe.

“Jemi për mbrojtjen dhe promovimin maksimal të të drejtave të minoriteteve”, duke shtuar se nuk po mund ta thotë se nuk bëhet Asociacioni sepse “po shihemi si palë bllokuese ndërkombëtarisht të dialogut”.

Partitë opozitare për Bislimin e kanë fajin, sepse sipas tij ato po e krijojnë një narrativë “ku Kosova shihet si palë jo konstruktive”.

Tutje, Bislimi i ka komentuar deklaratat e Petkoviqit ku ka thënë se ai është gënjeshtar dhe se në një intervistë, Petkoviqit ia kishte gjetur 20 gënjeshtra.

Numri i dy i qeverisë ka treguar se çfarë i kishte thënë raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

“Nuk jemi për asociacion që izolojnë, por për fonde integruese që integrojnë, kjo është alternativa e qeverisë së Kosovës”.

Ai tha se duhet krijuar një fond që do ta nxiste bashkëpunimin në mes komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe, që sipas tij ndërlidhte ata në bashkëpunime biznesore.

Uji Dea

Përveç biznesit, sipas Bislimit, fondi do t’i ndërlidhte edhe organizatat joqeveritare dhe aktivitetet kulturore.

“Asociacioni është një nga 31 marrëveshjet e arritura në Bruksel, dhe se Brukseli nuk i dallon marrëveshjet nga rëndësia”, ai ka thënë se për Brukselin është e njëjtë si marrëveshja për njohën e diplomës si ajo për menaxhimin e integruar të kufirit.

Bislimi ka shtuar se pritjet e Serbisë janë që Asociacioni të jetë marrëveshja kryesore por kjo sipas tij, është shqetësuese.

Tutje, ai i ka krahasuar marrëveshjen e vitit 2013 dhe këtë të vitit 2022 ku i ka lexuar disa paragrafë nga marrëveshja e 2013-ës.

“Me rezolutën 12-44 të Kombeve të Bashkuara, pasuria apo asetet brenda territorit të Kosovës, janë në pronësi të Serbisë, më rregullime specifike provinciale dhe në dakordancë të plotë me Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë ai.

Ai ka lexuar një fjali të cilën e kishte shkruar ish-kryenegociatoria e Kosovës, Edita Tahiri.

“Kosova konsideron se në pajtimi më Kushtetutën e Kosovës, dhe ligjet e saj dhe ligjet ndërkombëtare, dhe thirret në rezulton 1244, dhe rregulloret respektivë të UNMIK-ut, pasuria brenda territorit të Kosovës është në pronësisë të Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Në fund Bislimi ka thënë se politikbërja në Serbi nuk i intereson dhe se nuk është puna e tij.

Ai ka thënë se vetëm qytetarët e Kosovës i interesojnë, gjithashtu përveç këtyre që jetojnë në Kosovë ai ka thënëse se ka interes dhe për qytetarët në Luginën e Preshevës.RTVD/Telegrafi/